/page/5

Remarku ngelet Remarku

Është interesant fakti që lexuesi shqiptar vazhdon të preferojë veprat e Remarkut, por mbase arsyeja kryesore është thjesht fakti që Remarku mbetet Remarku dhe librat e tij janë sakaq pjesë e letërsisë klasike.

Harku i triumfit
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Shkëndija e Jetës
Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë.

Shkendija-e-jetes-remark-m

Tre shokët
-Ja, tani nuk po troket më! Tani koha është ndalur në vend. E kemi shqyer në mes. Vetëm ne të dy kemi mbetur këtu, vetëm ne të dy, ti dhe unë dhe askush tjetër. Ajo m’i qepte sytë që i qenë zmadhuar tej mase.

Obelisku i zi
Jeta në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920. Një veteran i regjur i Luftës së Parë Botërore, Ludvigu, tani punon për një firmë varrimesh, duke shitur mermerë dhe gurë varresh të afërmve të viktimave të vdekjes.

Shqipëria e Poshtme, shënime historike nga John Foster Fraser

Populli që bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. Atje dhe, në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari. Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori. Zakonisht, fustanella e tij është borë e bardhë. Opingat, rëndom prej lëkure të kuqe, kanë nga një xhufkë të madhe në majë… për të cilën shqiptari mendon se është pjesë veçanërisht e rëndësishme e “kapardisjes” së tij.

http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/1203-shqiperia-e-poshtme-john-foster-fraser.html

Shqiperia-e-poshtme-john-foster-fraser

Zgjidhni “Don Kishotin e Mançes” në versionin e preferuar

Servantesi e shkroi “Don Kishotin”, sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj.

Kjo kryevepër e letërsisë botërore ka ardhur në shqip falë përkthimit mjeshtëror të Fan Stilian Nolit dhe vazhdon të ketë ndikimin e vet te çdo gjeneratë e re.

Librin mund ta gjeni në dy variante (i plotë dhe i përshtatur) ku versioni i përshtatur për fëmijë vjen i ritreguar për fëmijë nga mjeshtri Odhise Grillo.

Don-kishoti-i-mances-odhise-k-grillo

Cfare eshte “legjenda e vetmise” … nje roman nga Ridvan Dibra

Koment mbi librin

"Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një “lartpurlartizmi”, i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe. Gjatë leximit të duket sikur vetë “Legjenda e vetmisë” po rrëfehet në klinikën e Frojdit.”

Ag Apolloni

Legjenda-e-vetmise

Koment nga autori

Një libër që t’i shpërfillë qëllimshëm nihilizmin e dyshimin e tejkaluar modern, por edhe ironinë e lojnat e shumë – përsëritura postmoderne. Një libër, në dallim prej të tjerëve para tij, sa më “jashtë meje”, sa më impersonal e objektiv. Një libër që, qëllimshëm, t’i lërë mënjanë “artificet kompozicionalë”, duke respektuar deri në adhurim burimin e parë, domethënë legjendën.

Një libër që t’i kundërvihet postulatit të Xh. Kallerit se “epika rrëfen ngjarje, kurse lirika tenton të jetë vetë ngjarje”, duke synuar një “epikë” që të rrëfejë ngjarje e, njëkohësisht, të jetë vetë ngjarje.

Dhe në fund një libër që të mbështesë bindjen time estetike se “Arti nuk është i thjeshtë sepse dëshiron të jetë i thjeshtë, por sepse dëshron të jetë art”, duke perifrazuar kësisoj e, njëkohësisht, duke kundërshtuar Donald Barthelmin (njërin prej etërve të tregimit post – modern amerikan). Sepse unë vazhdoj t’i besoj Platonit kur thoshte: “Bukuria e stilit, harmonisë, madhështisë dhe e ritmit të mirë varet nga thjeshtësia.” Një synim i tillë (ndoshta fort ambicioz) rreket të mbërrijë edhe ky tekst.

Mbi autorin

Ridvan Dibra, lindur në Shkodër më 1959, është autor i mbi njëzet librave në prozë, poezi, eseistikë dhe studime. Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht etj. është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare. Vitin e kaluar, teksti “Në kërkim të fëmijës së humbur” u shpall si libri më i mirë i vitit për prozë të shkurtër.

Dy libra per pasionin e zemres….nga Ardi Omeri

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me dy libra me poezi nga Ardi Omeri që shpresojmë do t’ju rikthejnë pasionin e zemrës….

Koment mbi librin “Puthma shpirtin”

Ç’është kjo ndjenjë që përmbys dhe ndërton gjithçka? A duhet ta duam apo ta flakim tej atë që na çon drejt dyerve të lumturisë, që na bën të jetojmë, që na hap shpirtin, që na tregon kush jemi në të vërtetë, ç’presim në të vërtetë? A është e brishtë, a është e fortë, a është e ashpër kjo ndjenjë?

Ç’gjë merr përparësi kur gjendemi përpara zbulimit se jemi bashkëudhëtarë me dashurinë? A duhet të vazhdojmë vetë rrugën apo duhet të ecim me të në krah? Ç’presim prej saj? Të ngushëllojmë dhe justifikojmë veten? Të lartësojmë shpirtin tonë drejt qiejve që vetëm ne i shohim? Apo të mbetemi peng të moskuptimit dhe të keqinterpretimit?

Lexojmë vargjet e Ardi Omerit dhe përjetojmë fuqishëm gjithë këto pikëpyetje, që në të vërtetë kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ekzistencën tonë shpirtërore. Çdo dashuri është e re dhe ka çastlindjen e saj, sikur ka edhe çastshuarjen e saj. Ky është suksesi i padiskutueshëm i këtyre vargjeve, përmes të cilave edhe ne si lexues, së bashku me krijuesin e tyre, bëjmë të njëjtën gjë: përpiqemi t’u japim përgjigje pyetjeve që vetiu na lindin dhe përjetojmë, jetojmë, përkëdhelim ndjenjën tonë dhe emocionet tona. - Mimoza Erebara

Romani: Të vrasësh zogun përqeshës nga Harper Lee

Një nga rrëfimet më të dashura të të gjitha kohërave. “Të vrasësh zogun përqeshës" ka fituar çmimin Pulitzer dhe është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës duke u shitur në më shumë se 30 milionë kopje; edhe filmi i bazuar në këtë roman është ndjekur nga një numër shumë i madhe shikuesish. Sipas një ankete të zhvilluar në bibliotekat e Amerikës është cilësuar romani më i mirë i shekullit të njëzetë.

Te-vrasesh-zogun-perqeshes

Arsye pse mund t’ju interesojë biografia e Steve Jobs!

Në një kohë dhe realitet si ky i shqiptarëve ku mungesa e theksuar e modeleve të vlefshme që mund të shërbejnë si shembuj për jetën dhe punën tonë të përditshme të bën të kërkosh tjetërkund! Nga ana tjetër, ndodh rëndomë që historia dhe ndikimi i vërtetë i atyre që janë për t’u marrë shembull, tregohet vetëm më vonë, aq sa edhe rrezikohet të humbasë.

Steve-jobs-isac

Për sa i përket Steve Jobs, ndikimi dhe shembulli i tij duket se do mbeten të pashlyeshëm, ndaj për ata prej nesh që kërkojnë shembuj të tillë, jeta dhe puna e njërit prej arkitektëve kryesorë në botën e sotshme të teknologjisë mund të shfrytëzohet për të nxjerrë gurë të çmuar që do vazhdojnë ti rezistojnë kohës dhe situatave nga më të ndryshmet.

Libri biografik në fjalë, është një nga përmbledhjet më të mira që vijnë edhe në shqip.

Fragment nga libri

"Një ditë, Jobsi u fut në dhomën e punës së Leri Kenionit, një inxhinier që punonte me sistemin operativ të Macintoshit dhe iu ankua se kompjuteri donte shumë kohë që të ndizej. Kenioni nisi t’ia shpjegonte, por Jobsi e ndërpreu. “Po sikur të bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e një njeriu, e gjen dot një mënyrë që ta shkurtosh me dhjetë sekonda kohën e ndezjes?”- e pyeti. Kenioni tha se ndoshta mundej.

Jobsi shkoi pranë një tabele dhe i sqaroi se, nëse ishin pesë milionë njerëz që përdornin Macintoshin dhe shpenzonin nga dhjetë sekonda më shumë duke e ndezur çdo ditë, do të thoshte se ishin më shumë se treqind milionë orë në vit të shpenzuara kot, çka ishin të barabarta me të paktën njëqind jetë njerëzish në vit. “Leri mbeti gojëhapur dhe, pas pak javësh, erdhi dhe na tregoi që ndezja e kompjuterit bëhej njëzet e tetë sekonda më shpejt”, kujtonte Atkinsoni. “Jobsi i frymëzonte njerëzit duke u paraqitur tërësinë e impaktit të një ideje apo projekti.”

Si ta kuptojmë botën?

Sot bota ka ndryshuar. Kanë ndryshuar referencat, sfidat dhe aktorët e saj. Tashmë çështjet ndërkombëtare nuk mund të jenë çështje vetëm të diplomatëve apo të disa ekspertëve. Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet “kombëtare” dhe asaj që quhet “ndërkombëtare”, është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.

Në ç’botë jetojmë? Cilat janë pasojat e botës së jashtme në jetën tonë të përditshme? Cilat janë raportet e forcave në marrëdhëniet ndërkombëtare? Cilat janë sfidat e mëdha globale dhe kërcënimet me të cilat përballemi? Dhe së fundmi, cilat janë debatet e ideve në rrafsh ndërkombëtar?

Këto dhe shumë pyetje si këto gjejnë përgjigje në brendinë e librit me të njëjtin titull: Si ta kuptojmë botën, të autorit Pascal Boniface, që tashmë mund ta gjeni në faqen tonë si dhe pranë librarisë tonë në Tiranë.

Si-ta-kuptojme-boten

Tekst ushtrimesh për klasat 1 deri 5 të ciklit fillor

Teksti i ushtrimeve “Provo veten! Mua më ke pranë!” është i përdorshëm nga nxënësit e klasave të para, të dyta, të treta, të katërta dhe të pesta të ciklit fillor dhe mundëson ushtrimin e pavarur dhe vetëvlerësimin e tyre gjatë tërë vitit shkollor. Njëherazi, ai është i vlefshëm edhe për mësuesit e klasave të para dhe prindërit për të kontrolluar hap pas hapi përparimin e nxënësve.

Provo veten 1 ! Mua më ke pranë!

Provo veten 2 ! Mua më ke pranë!

Provo veten 3 ! Mua më ke pranë!

Provo veten 4 ! Mua më ke pranë!

Provo veten 5 ! Mua më ke pranë!

About:

Faqja zyrtare e Librarise ShtepiaeLibrit.com ne Tumblr ku mund te gjeni njoftimet me te fundit mbi ato cfare ndodh te faqja kryesore dhe libraria jone ne Tirane.

Following: